Faton Selami publikon listën me propozime nga AlternAtivA për emra rrugësh në Tetovë

Këshilltari nga radhët e Alternativës në KOmunën e Tetovës, Faton Selami ka bërë publike listën me propozime nga AlternAtivA për emra rrugësh në Tetovë.

“Në cilësinë e anëtarit të Grupit të punës për riemërimin e rrugëve në Komunën e
Tetovës, sot dorëzova listën me propozime nga AlternAtivA për emra rrugësh në Tetovë.
Në këtë listë janë përfshirë veprimtar dhe figura lokale që identifikojnë komunitetet e përfaqësuara në Komunën e Tetovës, lider botërorë, kryeqytete, shkrimtarë nga të gjitha nacionalitetet botërore dhe emërtime të tjera (ngjarje, festa, data)”, qëndron në njoftimin e Selamit.

“Gjithashtu do të përkahim të gjithë emrat e ushtarëve dhe dëshmorëve të luftës së vitit 2001!”, ka shkruar Selami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button