Murtezani nga Turqia: Vizitë në ODTU TEKNOKENT – Partnerë për Inovacion dhe Zhvillim

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi, ka vizituar zonën e teknologjisë ODTU TEKNOKENT – teknoparku më i avancuar në rajon.
Postimi i Murtezanit në Facebook:
Sot pata nderin të vizitoj zonën e teknologjisë ODTU TEKNOKENT – teknoparku më i avancuar në rajon, që përfaqëson urë lidhëse mes shkencës, teknologjisë dhe biznesit inovativ.
Në takimin me rektorin e Middle East Technical University, Prof. Ahmet Yozgatligil dhe përfaqësuesit e teknoparkut diskutuam për mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave.
Shkenca dhe inovacionet janë baza e suksesit për gjeneratat e ardhshme!