500 shoferë në RMV kanë shkelur ligjin

Gjatë ditës së djeshme (05.12.2023) në periudhën nga ora 08.00 deri në orën 14.00 nga Sektorët e Punëve të Brendshme dhe ekipet e patrullimit të përbëra nga punonjës policie të Departamentit të Policisë me Uniformë, është kryer një kontroll i përgjithshëm në të gjithë vendin, gjatë së cilit janë shqiptuar 500 sanksione për kundërvajtje rrugore. Janë sanksionuar 29 drejtues mjetesh për drejtim të mjetit në mënyrë të paligjshme, 10 automjete kanë frenim me defekt dhe 13 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, raporton Alfax.
57 automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, ndërsa për 18 janë konstatuar defekte teknike.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Policia apelon deri tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë dhe të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. Alfax



