Incident i armatosur në Kumanovë, një i plagosur

Pasditen e sotme në qendër të qytetit në Kumanovë është regjistruar një incident i armatosur, në të cilin ka mbetur i plagosur një person.
Nga Spitali i Kumanovës njoftojnë se rreth orës 17:38 është sjellur një person i plagosur në të dy këmbët, ndërsa më pas po i njëjti është dërguar në Shkup për shkak të seriozitetit të lëndimeve.
Ndërkaq, policia ka dalë në vendjn e ngjarjes dhe po kryen hetime.