Kryeparlamentari Gashi: Në emër të Kuvendit dhurova një donacion për fëmijët e veçantë të shkollave “Zlatan Sremec” dhe “Idnina”

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka vizituar dy shkolla fillore të cilave në emër të Kuvendit u ka dhuruar një donacion për fëmijet e këtyre shkollave.

Njoftimi i plotë i Gashit:

Kisha kënaqësinë që, në prag të festave të fundvitit, të vizitoj shkollat “Zlatan Sremec” dhe “Idnina”, ku në emër të Kuvendit, pata mundësinë të dhuroj një donacion për fëmijët e veçantë të këtyre shkollave. Kjo është një mundësi dhe moment i shkëlqyer për të shprehur mbështetje dhe solidaritet me ata që kanë nevojë për kujdes dhe mundësi të barabarta për zhvillim.

I urova festat duke shpresuar që ky kontribut do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të mësimit dhe do të sjellë gëzim e shpresë për këta fëmijë!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button