Vriten 13 palestinezë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës

Të paktën 13 palestinezë u vranë në sulmet e Izraelit ndaj pjesëve qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA raporton se 10 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e shënjestrimit të një shtëpie nga avionët luftarakë izraelitë në zonën Maan në lindje të qytetit Khan Younis.
Ndërkohë një palestinez dhe bashkëshortja e tij humbën jetën në sulmin ndaj një apartamenti në jug të kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Gjithashtu një person ka humbur jetën në sulmin ajror në Deir al-Balah.
Në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 janë vrarë 45.338 palestinezë, përfshirë 17.492 fëmijë dhe 11.979 gra ndërsa 107.764 persona të tjerë u plagosën.
Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku janë strehuar njerëzit.