Tre ushtarë izraelitë u vranë në luftime në veri të Gazës

Ushtria izraelite njoftoi se tre nga ushtarët e saj janë vrarë në luftime në veri të Gazës.
Dy ushtarë, të dy 21 vjeç, dhe një i tretë 22 vjeç, “ranë gjatë luftimeve” në veri të Gazës, tha ushtria.
Ushtria shtoi se kjo e çon numrin e humbjeve të saj në 389 që nga nisja e ofensivës tokësore në Gazën e Palestinës më 27 tetor të vitit të kaluar.