Gashi bashkë me Kurtullmush, pjesmarrës në shënimin e Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi bashkë me kryetarin e Kuvendit të Turqisë, Numan Kurtullmush, ka marrë pjesë në manifestimin për shënimin e Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke, të organizuar nga MATUSITEB dhe TIKA.
Statusi i Gashit në Facebnook:
Bashkë me homologun tim, Kryetarin e Kuvendit të madh Nacional të Turqisë, z. Numan Kurtulmush, kisha kënaqësinë të marr pjesë në eventin për shënimin e Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke, të organizuar nga MATUSITEB dhe TIKA. Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë për forcimin e lidhjeve ndërmjet komunitetit turk dhe shoqërisë së Maqedonisë së Veriut, duke theksuar kontributin e rëndësishëm që ata japin në zhvillimin e vendit. Angazhimi ynë në avancimin e të drejtave të qytetarëve turq, si dhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore është i palëkundur.
Gëzuar të gjithë qytetarëve turq, Ditën e Arsimit në Gjuhën Turke!