Deri të hënën regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup
Për shkak të vizitës zyrtare të delegacionit të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë, nga sot, deri të hënën në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit.
“SPB Shkup njofton qytetarët e Shkupit se nga data 21 deri më 23.12.2024 (nga e shtuna deri të hënën) për shkak të vizitës zyrtare të delegacionit të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë, Njësitit për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë.