Jobar, qyteti sirian “fantazmë”, e vërteta e hidhur që fshihet pas tij…
Jobar, qyteti sirian i cili u bombardua për 5 vite me radhë nga regjimi i Bashar al-Assad.
“Jemi në Jobar. Një lagje e tërë e shkatërruar dhe e bombarduar. Jobari është goditur që nga viti 2011 deri në vitin 2018. Në 2013 edhe me armë kimike. Kjo që shihni është çfarë ka mbetur nga jeta e njerëzve. Sot, shumë prej tyre po kthehen për të parë se çfarë ka mbetur nga jeta e mëparshme”, thotë i dërguari i MEGA.
Gjashtë vjet më parë, Ahmed u largua nga shtëpia e tij me gruan dhe fëmijët e tij për t’i shpëtuar bombardimeve. Atyre iu tha që të evakuonin zonën për arsye sigurie. Kur u kthyen, gjetën vetëm rrënoja. Gjëja kryesore për ta, megjithatë, është se ata nuk i gjejnë njerëzit e tyre.
“Nuk do të jem më i lumtur derisa të kthehen motrat dhe djemtë e mi. Unë jam duke pritur për motrat e mia dhe djalin tim. Unë nuk di asgjë për ta. Nëse janë gjallë apo të vdekur, ku janë?”, tha Ahmed.
Legjenda urbane thotë se banorët këtu fshihnin bizhuteritë dhe shuma parash që t’i gjenin kur të ktheheshin. Nuk ka asgjë. Zona është plaçkitur.