“Njeriu i BDI-së” në polici i ka paralajmëruar Grupin e Dyqanxhikut dhe të Haraçinës, ndaj operacioni është zhvilluar sot

Ish-funksionar i BDI-së edhe atë në disa funksione të ndryshme shtetërore, ka prishur operacionin e MPB-së, i cili ka filluar të dielën dhe ende vazhdon.

Bëhet fjalë për një operacion të policisë për shkatërrimin e grupeve kriminale të dhunshme në Shkup dhe në qytete të tjera të vendit.
Ish-funksionari i BDI-së ka shpërndarë informacione të ndjeshme për operacionin e planifikuar për të martën, dhe për këtë arsye policia ka nisur aksionin këtë mbrëmbje.
Megjithatë, gjatë operacionit, ku janë targetuar grupe kriminale kryesisht nga Haraçina, Duqanxhiku dhe Gërçeci, janë arrestuar disa persona, ku disa prej tyre kanë pranuar se kanë kryer vepra të rënda penale, përfshirë vrasje.

Sipas informacioneve të Plusinfo, ish-funksionari i BDI-së, i cili ka shpërndarë informacione në qarqet kriminale, gjithashtu do të përfshihet në operacionin e MPB-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button