Shqipëria mëson datat e ndeshjeve për Euro 2024

Në Hamburg të Gjermanisë u bë hedhja e shortit për Euro 2024, ndërsa Shqipëria ishte tejet e pafat.
Ceremonia filloi në ora 18:00, ndërsa kuqezinjtë nuk mund të mendonin për një grup më të vështirë se kaq.
Në grup me Shqipërinë më pas u shortuan edhe Kroacia me Italinë, duke e bërë këtë edhe “Grupin e Vdekjes”.
Orari i ndeshjeve të Shqipërisë:
15 qershor: Italia – Shqipëria, Dortmund;
19 qershor: Kroacia – Shqipëria, Hamburg;
24 qershor: Shqipëria – Spanja, Düsseldorf.



