Shoqata e Gjyqtarëve kërkon zgjidhje të shpejtë të çështjes së gjyqtarit Bexheti dhe listës së zezë amerikane
Shoqata e Gjyqtarëve të RMV-së, pas njoftimit se gjyqtari Enver Bexheti është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar një zgjidhje të shpejtë të kësaj çështje.
“Shoqata e Gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut konsideron se vendosja e ndonjë gjyqtari në listën e zezë të SHBA-së është goditje e rëndë për nderin dhe reputacionin e zyrtarit konkret të autoritetit gjyqësor.
Duke pasur parasysh rëndësinë e sjelljes etike dhe integritetit të gjyqtarëve, e cila duhet të jetë e pacenueshme dhe në përputhje, mbi të gjitha me Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë, por edhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, shtetet si partnerët tanë strategjikë, Shoqata bën thirrje për zgjidhje të shpejtë të rastit, para së gjithash për hir të ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit në vend”, thanë nga atje.
Bexheti, i cili përfundoi në listën e zezë amerikane së bashku me Artan Grubin, tërhoqi vëmendjen e opinionit kur Këshilli Gjyqësor shkoi për të kontrolluar gjykatën ku punonte dhe konstatoi se rasti “Shënjestra-Fortesa” e mbajti për 9 muaj, në të cilën ishte i akuzuar Sasho Mijallkov, që të vjetërsohet. Më pas Bexheti u dënua me gjobë, 20 për qind të pagës për një periudhë 6 mujore.