Gashi: Përgjegjësia, llogaridhënia, transparenca dhe përkushtimi mbeten identiteti ynë politik!
Kryetari i kuvendit Afrim Gashi, ka njoftuar se së bashku me kryesinë e partisë Alternativa, ka qëndruar në Hasanbeg të komunës së Gazi Babës ku kanë takuar strukturat e partisë.
“Pata nderin sot të jem në mesin e aktivistëve dhe strukturave të Alternativës në Hasanbeg të Komunës së Gazi Babës. Së bashku me kryetarin tim të Alternativës, mikun tim Zeqirija Ibrahimi, dhe funksionarë të lartë partiakë dhe në ekzekutiv, bashkëbiseduam për çdo proces dhe vendim që është marrë gjatë kësaj periudhe.
Aktivizmi im politik ka filluar pikërisht nga këtu, dhe unë mbetem besnik parimeve mbi të cilat kemi ndërtuar organizatën tonë. Të jemi të përgjegjshëm, llogaridhënës, transparentë dhe të përkushtuar – ky mbetet identiteti ynë politik!
Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet!, ka shkruar Gashi.