Stuhi e fuqishme në Britani: Miliona njerëzve u shkon alarmi që të rrinë brenda
Tre milionë qytetarëve në Uells dhe një pjesë të Anglisë u është thënë të qëndrojnë në shtëpi përmes mesazhit të emergjencave në telefon, në një paralajmërim të kuq të rrallë.
“The Guardian” raporton se Zyra e Kabinetit ka lëshuar mesazhin pasditen e së premtes, kjo për shkak të erërave të fuqishme.
Mesazhi përfshinte:
“Erërat e forta mund të shkaktojnë mbeturina fluturuese, rënie të pemëve dhe valë të mëdha rreth zonave bregdetare, të gjitha këto mund të paraqesin rrezik për jetën. Qëndroni brenda nëse mundeni. Nuk është e sigurt për të vozitur në këto kushte”.
Raportohet se ky ka qenë përdorimi më i madh i sistemit të alarmit të emergjencës, jashtë një skenari për testim, derisa testimi i fundit ishte bërë në prill të vitit 2023.
Telefonët kanë bërë një zhurmë të madhe si sirenë, edhe nëse kanë qenë me zë të ndalur. Zëri dhe vibrimi ka zgjatur për rreth 10 sekonda, transmeton nacionale.
Paralajmërimi, i cili ka dërguar në pezullimin e disa organizimeve, duke përfshirë edhe aktivitete për Krishtlindje, është në fuqi nga 03:00 e mëngjesit deri në 11:00 të shtunën.
Zyra e Meteorologjisë ka paralajmëruar për “erëra të dëmshme” 90 mph (145 km/h) të mundshme mbi brigjet dhe kodrat e Uellsit Perëndimor dhe Jugor. Është raportuar se erërat më të forta do të fillojnë të qetësohen nga fundi i mëngjesi.
Ndërkohë, “The Guardian” raporton se si pasojë edhe shtyrë edhe një ndeshje futbolli në kuadër të Premier Ligës mes Everton dhe Liverpool. E njëjta, ishte paraparë që të fillonte në Goodison Park nga ora 12:30.
Po ashtu, janë vendosur kufizime të përkohshme të trafikut ajror në Heathroë dhe Gatëick, ndërsa arsye u dha stuhia “Darragh”.