Tragjedi në Shkup: Një grua ka ndërruar jetë, pas rënies nga ballkoni ndërsa një fëmijë po lufton për jetën

Një fëmijë 9-vjeçar po lufton për jetën në Qendrën e Urgjencës në Shkup, ndërsa një grua 70-vjeçare ka ndërruar jetë në vendngjarje pas rënies nga një ballkon në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.
MPB-ja ende nuk ka dhënë detaje për rastin të cilin e ka konfirmuar.
Nuk dihet në çfarë rrethana gruaja ka kërcyer nga ballkoni dhe nëse fëmija ka qenë me të në atë moment apo ka rënë më herët.
Sipas dëshmitarëve okularë, trupi i gruas ka përfunduar në gardh, ndërsa ndihma e shpejtë e ka transportuar fëmijën në Qendrën Klinike.
Në vendin e tragjedisë janë të pranishme një numër i madh automjetesh të ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve dhe policisë.



