Nga Messi te Yamal, Vini JR e Rodri, FIFA shpall kandidatët për lojtarin më të mirë në botë

Shtëpia më e madhe e futbollit botërorë FIFA ka shpallur kandidatët për çmimin The Best, që ia jep lojtarit më të mirë në botë.

FIFA ka prezantuar një ndryshim të madh për sa i përket votimit. Deri më tani në përzgjedhje kanë marrë pjesë kapitenët dhe përzgjedhësit e të gjitha kombëtareve të botës, por edhe gazetarë dhe tashmë tifozët do të kenë mundësinë të votojnë për një nga 11 kandidatët.

Është interesante se shumica e lojtarëve në listë janë nga Reali, gjashtë prej tyre: Dani Carvajal, Federico Valverde, Jude Bellingham, Toni Kroos, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior, i cili, së bashku me Rodrigo (Manchester City), është kandidati kryesor për trofeun.
Në garë janë edhe Erling Haaland (Manchester City), Florian Wirtz (Bayer Leverkusen), Lamine Yamal (Barcelona), si dhe Lionel Messi (Inter Miami), i cili vitin e kaluar mori këtë çmim prestigjioz për të tetën herë në karrierën e tij.

Në garën për trajnerin më të mirë janë Carlo Ancelotti (Real Madrid), Lionel Scaloni (Argjentinë), Luis de la Fuente (Spanjë), Pep Guardiola (Manchester City) dhe Xabi Alonso (Bayer Leverkusen).
Gjithashtu do të shpërblehet lojtari më i mirë në botë, trajneri më i mirë në botë dhe portieri, mbrojtësi, mesfushori dhe sulmuesi më i mirë në të dyja garat.

Krahas çmimit Puskas për golin më të mirë në konkurrencën e meshkujve, çmimi Marta do të ndahet në garën e femrave për herë të parë në histori.
Votimi i tifozëve në faqen e FIFA-s do të zgjasë deri më 10 dhjetor dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button