Gashi: Do të tentojmë ta heqim termin 20% për gjuhën shqipe

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, lidhur me termin 20% për gjuhën shqipe tha se deputetët shqiptarë janë të unifikuar për këtë çështje dhe kërkojnë heqjen e të njejtit sepse sipas tij, termi është ofendues për shqiptarët.
Sipas Gashit, heqja e këtij termi varet nga partitë maqedonase dhe gatishmërisë së tyre.
“Ju e dini se të gjithë deputetët dhe partitë shqiptare e kanë qëndrimin pak a shumë të unifikuar rreth formulimit se si gjuha shqipe formulohet në Kushtetutë, kjo është një formulim që nuk e nderon asnjë, nuk e nderon shqiptarin dhe neve si shqiptarë. Normalisht, që ne do të tentojmë që të ndryshohet ai formulim por është çështje e marrëveshjes politike se a ka sens politik për momentin nga të gjitha palët që të perceptohet kjo kërkesë e shqiptarëve”, ka deklaruar kryeparlamentari Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button