Guardiola për lojtarët e tij: S’u kam thënë gjë të re, ata e dinë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pohon të mos iu ketë thënë ndonjë gjë lojtarëve të tij pas barazimit 3:3 me Feyenoordin mbrëmë.
“Nuk është e nevojshme t’iu them ndonjë gjë të re lojtarëve të mi, ata e dinë”, e ka prerë shkurt Guardiola për mediat.
Kampioni anglez barazoi ndonëse po fitonte 3:0 deri në minutën e 72-të ndaj klubit holandez në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ky barazim i befasishëm erdhi pas pesë humbjeve radhazi që City i ka pësuar në nëntor, duke e mbyllur muajin pa asnjë fitore.