Gashi takohet me përfaqësues të organizatave sllovene dhe maqedonase për menaxhimin kolektiv të të drejtave të autorit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar një takim me z. Gregor Stibernik, z. Nikola Sekulovic dhe z. Kiril Ġozev, drejtues dhe përfaqësues të organizatave sllovene dhe maqedonase për menaxhimin kolektiv të të drejtave të autorit.
“Diskutuam për reformat e fundit në Slloveni dhe për praktikat e përshtatjes së legjislacionit në përputhje me standardet e BE-së, ku theksuam përfitimet kulturore dhe ekonomike të këtyre reformave, përfshirë rëndësinë për rrugën e vendit drejt Bashimit Europian.
I faleminderova për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa i inkurajova të forcojmë bashkëpunimin në avancimin e infrastrukturës ligjore për menaxhimin e të drejtave të autorëve”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.