Autobusët privatë në Shkup do ta ndërpresin qarkullimin
November 27, 2024
0 126 Më pakë se 1 min

Ilir Iseni, nga Këshilli i Transportuesve Privatë njoftoi se nga sot autobusët privatë do ta ndërpresin qarkullimin tërësisht, përcjell TV21.
Kjo për shkak se kryetari i këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski nuk e futi në rend të ditës kërkesën e tyre për rritjen e tarifës për kilometër. Nga sot nuk do të qarkullojnë linjat e transportuesve privatë me numër 9, 11, 11a, 12, 19, 20, 22, 23, 45, 52, 54, 61, 63, dhe 73.