GJNP kërkon urdhër-arresti për kreun e juntës së Mianmarit për gjenocid ndaj muslimanëve Rohingya

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) tha të mërkurën se do të kërkonte një urdhër arresti për udhëheqësin ushtarak të Mianmarit, Min Aung Hlaing për krime kundër njerëzimit lidhur me persekutimin e pakicës muslimane Rohingya.

Një panel prej tre gjyqtarësh tani do të vendosë nëse ata pajtohen se ka “baza të arsyeshme” për të besuar se gjenerali Min Aung Hlaing mban përgjegjësi penale për dëbimin dhe persekutimin e Rohingya-ve në Mianmar dhe Bangladesh.

Nuk ka një afat kohor të caktuar për vendimin e tyre, por në përgjithësi duhen rreth tre muaj për të vendosur mbi lëshimin e një urdhër-arresti.

Një zëdhënës i juntës qeverisëse të Mianmarit nuk iu përgjigj thirrjeve që kërkonin koment nga qeveria ushtarake menjëherë pas njoftimit.

Zyra e prokurorit tha në një deklaratë se po kërkonte urdhrin pas hetimeve të gjera, të pavarura dhe të paanshme. “Më shumë aplikime për urdhër-arrest do të pasojnë”, tha ai.

Më shumë se 730,000 myslimanë Rohingya kanë ikur në Bangladesh gjatë fushatës për të cilën hetuesit e OKB-së thanë se ishte kryer me “qëllim gjenocidal”.

Shumica budiste në Myanmar mohon akuzat për gjenocid dhe gjithmonë ka pohuar se nuk synon civilët, duke thënë se ka kryer operacione ushtarake kundër “terroristëve”.

Myanmari nuk është anëtar i GJNP-së me bazë traktati, por në vendimet e 2018 dhe 2019 gjykatësit thanë se gjykata kishte juridiksion mbi krimet e dyshuara ndërkufitare që pjesërisht ndodhën në anëtarin fqinj të GJNP-së, Bangladeshin, dhe thanë se prokurorët mund të hapnin një hetim zyrtar.

“Ky është aplikimi i parë për një urdhër-arresti kundër një zyrtari të nivelit të lartë të qeverisë së Mianmarit që zyra ime po depoziton. Më shumë do të pasojnë”, thuhet në deklaratën e prokurorit të GJNP-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button