Gjenden granata në një kanal para Gjykatës Themelore të Gostivarit

Janë gjetur granata gjatë gërmimit të një kanali para Gjykatës Themelore të Gostivarit

Pesë trupa shpërthyes me origjinë të panjohur janë zbuluar gjatë punimeve ndërtimore pranë Gjykatës Themelore të Gostivarit.

Dëshmitarët okularë konfirmuan se mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 gjatë gërmimit të kanalit kullues në rrugën “Zihvko Brajkovski” përballë objektit të Gjykatës, një eskavator në një thellësi prej gjysmë metri ka nxjerrë trupa metalikë, të cilët supozohet se janë granata të pashpërthyera.

Aktualisht efektivët e policisë po sigurojnë vendin dhe pritet të bëhet kontroll.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për predha artilerie që me shumë gjasa datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button