Trudeau: Do ta arrestojmë Netanyahun nëse hynë në Kanada
Kryeministri Justin Trudeau tha se Kanadaja “do t’i bindet” një urdhër-arresti të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Ne mbrojmë ligjin ndërkombëtar dhe do t’u përmbahemi të gjitha rregulloreve dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare,” tha Trudeau.
Të enjten, GJNP lëshoi një urdhër arresti për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për “krime kundër njerëzimit dhe krime të kryera” që nga fillimi i agresionit izraelit në Gaza më shumë se një vit më parë.