Akuzat për vdekshmëri të lartë në Klinikën për Fëmijë, Memedi: Po bëhen me tendencë, faktet flasin ndryshe

Akuzat për vdekshmëri të lartë në Klinikën për Fëmijë në Shkup, drejtori Rexhep Memedi tha se po bëhen me tendencë dhe kanë për qëllim shtrembërimin e realitetit, përcjell TV21. Memedi tha se, faktet flasin ndryshe që sipas tij, në vitet e kaluara vdekshmëria e fëmijëvë ka qenë më e lartë.

“Unë dola me fakte dhe ajo ishte një tendencë e qëllimshme e disa individëve për qëllime të caktuara të shtrembërojë fotografinë reale ose kinse të paraqes një pasqyrë dramatike që këtu ndodhë ndonjë dramë në Klinikë por faktet flasin të kundërtën. Dola me të dhënat e sistemit tonë informativ që kemi dhe aty pamë që në vitet e kaluara, kur të tjerët kane menaxhuar, kemi pasur deri tri herë vdekshmëri më të lartë”, tha Memedi

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button