Rritet në 800 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë
Ushtria izraelite njoftoi se një nga ushtarët e saj mbeti i vrarë në përleshjet në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e ushtrisë thuhet se një ushtar izraelit është vrarë në përleshjet në veri të Gazës.
Mësohet se në të njëjtën përleshje ka mbetur i plagosur rëndë edhe komandanti i batalionit.
Numri i ushtarëve të vrarë në përleshjet në Gaza, ku ushtria izraelite nisi sulmet tokësore më 27 tetor 2023, u rrit në 377.
Numri i ushtarëve të vrarë izraelitë, përfshirë luftimet në Gaza dhe Liban, që nga fillimi i Tufanit të Al-Aksës më 7 tetor 2023, ka arritur në 800.