“Turp është të mos japësh gjithçka”, Drita prezanton trajnerin shkupjan

Zekirija Ramadani rikthehet në Kosovë. Me objektivin për të fituar titullin e katërt si teknik. Më parë ka dërguar në majë Trepçën ’89, Feronikelin dhe Prishtinën.

Tashmë synon të ngjitet sërish në fronin e futbollit dardan me Dritën. “E pranova ofertën prej klubit, seriozitetit dhe objektivave të klubit, por edhe prej kualitetit të futbollistëve”, shprehet 45-vjeçari nga Shkupi.

I cili ka drejtuar në Shqipëri Flamurtarin e Egnatian, por edhe Shkupin e Gjilanin. Aventurën e fundit e pati në Arabinë Saudite në pankinën e Ohod. Me Dritën ka firmosur deri në fundin e sezonit, me mundësinë e rinovimit deri në 2025.

Drita renditet e treta me 25 pikë. Ballkani kryeson me 10 pikë më shumë. Dhe një ndeshje më pak. “Në vitin 2020 me Prishtinën kemi qenë -9 pikë, në vendin e tretë, kur mbaroi stinori vjeshtor.

Drita ishte kampione e vjeshtës, Ballkani i dyti, kurse Prishtina e treta. Në fund u shpallëm kampionë tri xhiro para fundit”, thekson Ramadani, i cili beson beson te fitimi i titullit me Dritën.

 

Objektiv i vështirë, por besoj në punën, besoj në seriozitetin e ekipit, në disiplinë, në cilësi të lojtarëve. Nuk do të dorëzohemi deri në fund.

Nuk është turp të luftosh dhe mos të arrish qëllimin, është turp të mos japësh maksimumin dhe të mos kesh fare ndërgjegje…

Unë jam një person që gjithmonë mundohem ta kem ndërgjegjen e pastër. Nuk jam trajneri më i mire, thjesht jap maksimumin dhe aq sa di”, përfundoi trajneri i ri i Dritës.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button