Mbledhja e përbashkët ndërqeveritare Kosovë – RMV të hënën në Prishtinë

Të hënën pritet të mbahet mbledhja e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës.
Njoftimin për këtë mbledhje e ka dhënë Qeveria e Maqedonisë Veriore, përmes një ftese drejtuar gazetarëve për akreditim. Në njoftim thuhet se në këtë mbledhje do të nënshkruhen disa memorandume bashkëpunimi.
“Ju informojmë se më datë 18.11.2024 në Prishtinë do të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me fillim zyrtar në orën 10:50 sipas agjendës së parashikuar. Në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim në disa fusha”, thuhet në njoftim.