Aksident i tragjik në Ohër, humb jetën 18 vjeçari

Një djalë tetëmbëdhjetë vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një 16 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi vetura ka dalë nga rruga rajonale Ohër – Shën Naum, afër vendbanimit të Ohrit “Eleshec”.

Aksidenti, njofton zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, ka ndodhur mbrëmë në ora 01:15, kur vetura “Peugeot” e drejtuar nga D.C nga Ohri. (18) ka dalë nga rruga.

“D.C. ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i Emergjencave e ka konstatuar vdekjen, ndërsa pasagjeri 16-vjeçar nga Ohri është dërguar në spitalin “Shën Erasmus”, ku konstatohet se ka lëndime të rënda” thotë Dimoski.

Prokurori publik, eksperti mjeko-ligjor dhe ekipet policore kanë kontrolluar vendin e aksidentit.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button