Trump ka zgjedhur John Ratcliffe si drejtor të ri të CIA-s
Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump po vazhdon të përzgjedh njerëzit në postet kyçe të administratës së tij.
Ai ka zgjedhur John Ratcliffe si drejtor të ri të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).
“Mezi pres që John të jetë personi i parë që do të shërbejë në të dyja pozicionet më të larta të Inteligjencës së Kombit. Ai do të jetë një luftëtar i patrembur për të drejtat kushtetuese të të gjithë amerikanëve, ndërsa garanton nivelet më të larta të sigurisë kombëtare dhe paqes…”, ka shkruar Trump.