Mucunski: Shtatë ambasadorëve u përfundon mandati
Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski në lidhje me tërheqjen e ambasadorëve u shpreh se shtatë ambasadorëve u përfundon mandate dhe kjo është procedure e rregullt gjatë përfundimit të mandatit të ambasadorit.
“Në lidhje me emërimin e ambasadorëve të rinj dhe konsujve kryesor, për momentin ka konsultime mes presidentes, kryeministrit dhe meje dhe pres që së shpejti të emërojmë ambasadorë të rinj duke marrë parasysh cilësinë e personave që i emërojmë”, u shpreh Mucunski.
Në lidhje me ambasadorin Zhernovski dhe ambasadorin Memedi, Mucunski tha se për momentin në kuadër të MPJ-së ka procedure dhe se opinion do të njoftohet kur do të përfundojnë këto procedura.
“Formalisht ambasadori Memedi është ende ambassador. Formalisht edhe ambasadori asnjëherë s’ka qenë ambassador në Bukuresht për shkak se nuk ki ka letrat akredituese, kurse Frçkovski është ambassador në dorëheqje”, u shpreh ai.