Jepnin nënshtetësi për persona që nuk ishin nga Maqedonia, kallëzim penal ndaj dy personave nga Çashka
SPB Veles në Prokurorinë Themelore Publike Veles ka paraqitur kallëzim penal kundër A.B (33) dhe 30-vjeçares A.S, të dy nga fshati Melnicë, komuna e Çashkës, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer në vazhdimësi veprën penale “shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
“A.S, e punësuar si këshilltare për shtetësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka pranuar dokumente – kërkesa për pranim në shtetësi për personat që kërkojnë shtetësi nga origjina, pa qenë të pranishëm dhe nuk e kanë dorëzuar kërkesën personalisht, gjë që është në kundërshtim me Ligjin për Shtetësinë. Ajo ka marrë të gjithë dokumentacionin, i cili është dorëzuar tek i kallëzuari i parë, i cili më pas e ka dorëzuar tek A.S”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.