MPB: Është arrestuar personi që vendosi flamurin shqiptar afër kryqit në Kodrën e Diellit

MPB ka bërë të ditur se se policët e SPB Tetovë mbrëmjen e djeshme  rreth orës 23:30, pas ndërmarrjes së masave operative, kanë identifikuar dhe ndaluar 33-vjeçarin J.A. nga Reçica e Vogël e Tetovës.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, ai dyshohet se nga shtiza e manastirit “Shën Naumi” në Kodrën e Diellit, derisa në objektin fetar nuk kishte njeri, ka larguar flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe e ka vendosur flamurin e Republikës së Shqipërisë.

Ndryshe sot Stojançe Angellov njoftoi se është larguar flamuri shqiptar i cili u vendos mbrëmë, teksa flamuri i Kishës Ortodokse do të kthehet në vend.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button