Ardijan Demiri dhe Vedat Salihi kalojnë komisionin për anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publikë në RMV

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve pasditen e sotme i dhanë mbështetjen e tyre avokatit nga Struga, Ardian Demiri dhe Vedat Salihit, i diplomuar në jurisprudencë nga fshati Haraçinë e Shkupit, për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Ai ka theksuar se Kuvendi ka zgjedhur dy anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publikë nga pjesëtarët e komuniteteve që nuk janë shumicë.

“Për anëtar të Këshillit të Prokurorëve Publikë zgjidhet personi nga radhët e profesorëve universitarë të drejtësisë, avokatëve, ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe avokatëve të tjerë të shquar që plotësojnë këto kushte – të jetë shtetas i Republika e Maqedonisë, të jetë jurist i diplomuar me së paku 15 vjet përvojë pune në profesionin e avokatisë, i cili të ketë dhënë provimin e jurisprudencës dhe të ketë shkëlqyer në ushtrimin e profesionit të juristit me punë shkencore ose profesionale ose me veprimet e tij publike dhe nuk është dënuar me aktvendim apo aktgjykim të formës së prerë për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autoritetit në kryerjen e një funksioni apo vepër tjetër penale”, tha Sajkoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button