Drejtori i Postës Orhan Kurtishi në Këshillin e Administratës së UPU në Bern

Drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, së bashku me anëtarët e kabinetit të tij, Visar Alili dhe Ismail Mislimi, morën pjesë në mbledhjen e Këshillit të Administratës (CA) të Unionit Postar Ndërkombëtar (UPU) në Bern. Ky këshill përfshin 41 vende anëtare që bashkohen çdo vit për të siguruar vazhdimësinë e punës së UPU-së ndërmjet Kongreseve dhe për të mbikëqyrur aktivitetet postare ndërkombëtare.
Kurtishi theksoi rëndësinë e kësaj platforme për përmirësimin e shërbimeve postare, duke përfshirë transformimin digjital, rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Diskutimet gjithashtu u fokusuan në ndarjen e praktikave më të mira dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të përballuar sfidat aktuale në sektorin postar.




