Barcelona në alarm të kuq për shkak të stuhisë, aeroporti kthehet në “liqen”

Stuhitë e forta që shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në Spanjën lindore javën e kaluar tani duket se po zhvendosen në Barcelonë.
Shërbimi meteorologjik i vendit lëshoi një alarm të kuq për reshje shiu përgjatë vijës bregdetare të Barcelonës , duke paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë “nëse nuk është e nevojshme” dhe të jenë vigjilentë.

Në celularët e qytetarëve janë dërguar mesazhe për “reshje të mëdha dhe të vazhdueshme” në periferitë jugore të qytetit. Alarmi u bëri thirrje njerëzve të shmangin kanionet ose kanalet.

Rrugët janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe vëllimet e mëdha të ujit, ndërsa drejtuesit e mjeteve që përpiqen të manovrojnë nëpër rrugë gjysmë të zhytura.

Aeroporti kryesor i qytetit, El Prat është përmbytur. Videot treguan ujin që rridhte në parkingjet e makinave dhe në ndërtesën kryesore, ndërsa udhëtarët shiheshin duke hequr këpucët në sallën e nisjes të kthyer tashmë në një liqen.

Ministri spanjoll i Transportit Oscar Puente tha se u shtynë fluturimet që do të uleshin në aeroportin El Prat mëngjesin e sotëm për shkak të stuhisë që ka prekur rajonin. Në total, rreth 50 fluturime janë prekur me anulime apo vonesa.

Shërbimet hekurudhore të Katalonjës janë anuluar, ndërsa stacionet e metrosë dhe rrugët janë mbyllur gjithashtu, pasi autoritetet përpiqen të kufizojnë lëvizjen e njerëzve dhe të shmangin përsëritjen e katastrofës së javës së kaluar në Valencia.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button