Në të njejtën kohë Izraeli sulmon Iranin dhe Sirinë
Në të njëjtën kohë me shpërthimet në kryeqytetin e Iranit, Teheran, edhe në kryeqytetin sirian Damask dhe në provincën Homs kanë ndodhur shpërthime, njofton agjencia e regjimit në Siri, SANA, transmeton Anadolu.
Edhe llogaritë e rrjeteve sociale të afërta me regjimin sirian postuan se kanë ndodhur shpërthime në Homs.
Në Damask dhe Homs prani të tyre kanë Hezbollahu dhe grupet e mbështetura nga Irani.
Nga ana tjetër agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars njoftoi se në kryeqytetin e vendit janë dëgjuar disa shpërthime. Edhe televizioni shtetëror konfirmoi lajmet për shpërthimet në Teheran.
Ushtria izraelit njoftoi se ka zhvilluar sulme ndaj “objektivave ushtarake”.