Mbi 150 palestinezë të vrarë dhe plagosur nga Izraeli në Jabalia të Gazës

Më shumë se 150 palestinezë janë vrarë dhe plagosur sonte në sulmet ajrore izraelite që synuan rreth dhjetë shtëpi në rajonin Jabalia në veri të Rripit të Gazës, ku një rrethim nga ushtria izraelite filloi 20 ditë më parë, transmeton Anadolu.

“Një masakër e tmerrshme po ndodh në Jabalia, me mbi 150 dëshmorë dhe të plagosur për shkak të granatimeve izraelite. Askush nuk po lëviz për t’i shpëtuar ata”, tha Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Gaza në një deklaratë.

Në deklaratë njoftohet se ushtria izraelite shënjestroi shtëpitë që u përkisnin familjeve Najjar, Abu Al-Ouf, Salman, Hijazi, Abu Al-Qumsan, Aqel Abu Rashid, Abu Al-Tarabish, Zaqoul dhe Shaalan.

“Forcat pushtuese (izraelite) bombarduan një bllok të tërë banimi në zonë dhe qytetarët po bëjnë thirrje për ndihmë edhe tani për të transportuar të plagosurit”, thuhet në deklaratë.

“Banorët po përballen me vështirësi ekstreme në evakuimin e të vdekurve dhe të plagosurve pasi forcat izraelite kanë ndërprerë operacionet e mbrojtjes civile dhe shërbimet mjekësore në pjesën veriore të Gazës”, tha Mbrojtja Civile.

Forcat izraelite rrethuan veriun rreth tri javë më parë, duke sulmuar nga ajri dhe toka, duke rrethuar spitalet dhe strehimoret e refugjatëve dhe duke urdhëruar banorët të shkojnë në jug. Spitalet në zonë ose kanë ndërprerë ofrimin e shërbimeve mjekësore ose vështirë po funksionojnë për shkak të ofensivës.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori i kaluar i është afruar shifrës 43.000.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button