Murtezani: Me presidenten e KE u dakorduam që tash është koha për të dhënë rezultate konkrete

Orhan Murtezani, Ministër për çështje evropiane në INTERVISTËN e ditës për Alsat deklaroi se me presidenten e Komisionit Evropian u dakorduan që tash është koha për të dhënë rezultate konkrete në përshpejtimin e procesit integrues.

Ai ishte i qartë edhe me qëndrimin e qeverisë rreth ndryshimeve kushtetuese për nisjen e negociatave, duke theksuar se ata nuk kanë problem nëse ndryshimet kushtetuese ndodhin për nisjen dhe mbylljen e negociatave me BE-në.

“Fillimisht më lejoni të them se takimi i sotshëm me Kryetaren e Komisionit Evropian ishte jashtëzakonisht konstruktiv. Bashkërisht u dakorduam që tani është koha për të dhënë rezultate konkrete të përshpejtimit të integrimit. Tani është koha që Maqedonia të hapëron drejt intensifikimit të procesit eurointegrues. U dakorduam bashkërisht që ky është një hap, ashtu siç e tha edhe kryetarja e Komisionit Evropian në pres konferencën e mbajtur në qeveri që duhet të merret vendim për gjeneratat që vijnë pas nesh. Ato gjenerata nuk do të na e falin nëse ne e mbajmë procesin të bllokuar. Mirëpo, si në takimet tjera edhe në këtë takim, ne si qeveri e kemi shpjeguar qëndrimin tonë ashtu siç e di opinioni. Qeveria nuk ka rezerva rreth përmbajtjes ose rreth reformave të ndryshimeve kushtetuese në vetvete. Por, insistimi jonë si qeveri është që ta mbrojmë procesin e negociatave pas ndryshimeve kushtetuese. Gjegjësisht, ndryshimet kushtetuese nuk duhet të shërbejnë vetëm për hapjen e negociatave, por edhe për përmbylljen e tyre. Ne, edhe më tej insistojmë që procesin i integrimeve të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian nuk duhet të ngarkohet me çështje bilaterale. Gjithësesi që për këto argumente tona ka vëmendje edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, por edhe nga krerët në Bruksel. Ju siç patët rast ta shihni gjatë pres konferencës , madje presidentja e KE-së nuk e refuzoi as nuk e komentoi propozimin tonë të ndryshimeve kushtetuese me prapaveprim sipas modelit të Marrëveshjes së Prespës”, deklaroi midis tjerash Murtezani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button