Starlink-u autorizohet për ofrimin e shërbimeve në Kosovë

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ka bërë të ditur se më 18 tetor ka lëshuar autorizimin e përgjithshëm për liderin global për ofrimin e shërbimeve satelitore të qasjes në internet, kompaninë Starlink.
Përmes një njoftimi nga faqja e tyre zyrtare, thuhet se ky autorizim përfaqëson një hap të rëndësishëm për avancimin e infrastrukturës digjitale në vend, raporton gazeta online Reporteri.net.
Madje sipas tyre, në këtë mënyrë do të ofrohen mundësi të shumta për ofrimin e qasjes në internet në cdo lokacion të territorit të Kosovës.
Po ashtu, në postimin e tyre thuhet se hyrja e kësaj kompanie në tregun vendor, do të sjellë përfitime për ekonominë dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.
“Për më tepër, hyrja e kësaj kompanie në tregun vendor do të sjellë përfitime për ekonominë dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, duke krijuar mundësi të reja për inovacion. ARKEP do të vazhdoj angazhimin për rregullimin e aktiviteteve të komunikimeve elektronike duke promovuar investimet në vendin tonë, krijimin e kushteve për konkurrencë efektive si dhe ofrimin e shërbimeve me çmim të përballueshëm dhe kualitet të lartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim./Reporteri.net