Gashi takon nënkryetarin e PE-së, diskutojnë për sfidat e integrimit të RMV-së

Në kuadër të qëndrimit të tij në Gjenevë të Zvicrës, kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka zhvilluar takime dhe me nënkryetarin e Parlamentit Europian.

“Kisha kënaqësinë e veçantë që, në Gjenevë, të zhvilloj një takim me nënkryetarin e Parlamentit Europian, z. Nikolae Stefanuta. Shpreha mirënjohjen time për këtë bashkëbisedim të përbërjes së re parlamentare, të të dyja institucioneve, dhe e shfrytëzova këtë mundësi për ta uruar z. Stefanuta për pozitën e tij të re, duke i dëshiruar suksese dhe një bashkëpunim të frytshëm gjatë mandatit të tij”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gjatë takimit, Gashi njofoi se kanë diskutuar mbi sfidat aktuale të integrimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, si dhe mbi rëndësinë e thellimit të mbështetjes dhe bashkëpunimit me BE-në për realizimin e objektivave strategjike të RMV-së.

“Unë theksova angazhimin e fortë, vendosshmërinë dhe përkushtimin e vendit tonë për t’u bërë anëtare e plotë e BE-së, duke siguruar për gatishmërinë që të përballojmë sfidat që paraqiten në këtë rrugëtim”, ka shkruar mes tjerash Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button