Pentagoni: Sistemi anti-raketë i ShBA-së në Izrael, së shpejti në funksion

Një ekip i avancuar i personelit ushtarak amerikan, së bashku me komponentët e baterive të Terminalit të Mbrojtjes Zonës së Lartë (Thaad), kanë mbërritur në Izrael, thotë Pentagoni.
Më shumë personel amerikan pritet të mbërrijë në ditët në vijim për të operuar sistemin për të mbrojtur Izraelin nga sulmet me raketa.
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden ka thënë se ka për qëllim të mbrojë Izraelin, i cili ende pritet të hakmerret ndaj një sulmi iranian që përfshin më shumë se 180 raketa balistike të lëshuara në Izrael më 1 tetor.
Sekretari i shtypit i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder thotë se vendosja e baterisë Thaad në Izrael “nënvizon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Izraelit dhe për të mbrojtur amerikanët në Izrael nga çdo sulm me raketa balistike nga Irani.
Ryder shton se bateria do të jetë plotësisht funksionale “në të ardhmen e afërt”, raporton BBC.