OKB: Ushtria izraelite kreu 118 sulme gjatë dy ditëve në veri të Gazës
Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) njoftoi se ushtria izraelite kreu 140 sulme në veri të Gazës në shtator dhe 118 sulme më 8 dhe 9 tetor, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e bërë në llogarinë X të UNRWA-s thuhet se sulmet e vazhdueshme të Izraelit në veri të Gazës “ndikojnë rëndë” mbi palestinezët.
Ushtria izraelite ka kryer 140 sulme gjatë muajit shtator, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se vetëm në dy ditët e fundit ka kryer 118 sulme.
Më tej në deklaratë përsëritet thirrja për “një armëpushim të menjëhershëm dhe mbrojtjen e civilëve në çdo kohë”.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 42.065 palestinezë, përfshirë të paktën 17 mijë fëmijë dhe 11.378 gra ndërsa 97.886 të tjerë u plagosën.
Ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.