Pole position-i i fundit i sezonit është i Verstappen, befasi për Sainz

Kampioni i botës në Formula 1, Maks Verstappen ka siguruar pol posizhën në pistën e Jas Marina, pasi regjistroi kohën më të shpejtë prej 1 minutë, 23 sekonda e 445 të mijtat.
Vendi i dytë i takoi pilotit të Ferrarit, Sharls Leklerk, ndërsa i treti u klasifikua piloti i Meklarenit Oskar Piastri. Kohën e katërt më të mirë e regjistroi Xhorxh Rasell me Mercedes, duke lënë pas vetes Lando Noris dhe Juki Cunoda.
Gara për Çmimin e Madh të Abu Dabit do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 14:00. /Alfax/



