Strugani kapet me 50 kg marihuanë në makinë me targa serbe
Më shumë se 50 kilogramë marihuanë janë gjetur në rajonin e DemiH Hisarit. Është kapur një strugan 53 vjeçar nga fshati Kalishtë i cili e kishte fshehur drogën në makinën audi me targa serbe.
“Dje (04.10) zyrtarë policorë nga SPB Demir Hisar në RV Manastir në afërsi të fshatit Sladuevë, rajoni i Demirhisarit, kanë privuar E.E.(53) nga fshati Kalishtë, Strugë. Gjatë kontrollit të mjetit motorik të pasagjerëve “Audi” me targa të Serbisë, i drejtuar nga E.E., u gjetën mbi 50 kilogramë marihuanë”, njofton Policia.
Prokuroria Publike Manastir ka ngritur kallëzim penal ndaj 53 vjeçarit ndërsa po mbahet në arrest.