Kapet “kumarxhiu” nga Tetova, organizonte lojëra ilegale të fatit

Policia e Tetovës ka njoftuar se ka kapur një qytetar të vendit duke organizuar lojëra ilegale të fatit.

“Më datë 03.10.2024 në ora 13.45 në Pirok, Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë i kanë hequr lirinë A.H.(30) nga Piroku nën dyshimin se ka kryer veprën penale “organizimi i lojërave të fatit pa licencë”, të parashikuara në nenin 156 të Ligjit për lojërat e fatit. Gjatë kontrollit të celularit, u konstatua se ai përdorte një faqe interneti për lojërat e fatit online për të cilat kishte të drejta administrative për të krijuar përdorues të tjerë. Gjendet gjithashtu një listë e lojtarëve që kanë qenë aktivë, si dhe gjendja e kreditit të vendosur, me shumën e bilancit dhe kreditet e disponueshme, si dhe mesazhet e mjeteve të komunikimit me kërkesat për të rimbushur kreditet në platformë. I është konfiskuar celulari dhe është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm”, thonë nga MPB.

Në të njëjtën kohë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, kanë kryer kontroll edhe në lokalin e basteve sportive në fshatin Pirok, ku ai punonte, në pronësi të E.Sh. dhe I.Sh. Gjatë kontrollit janë konstatuar parregullsi në funksionimin e pikave të basteve, për të cilat do të merren masat përkatëse nga institucionet kompetente. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës, njofton MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button