Biden urdhëron forcat amerikane: Mbrojeni Izraelin

Presidenti amerikan Joe Biden ka urdhëruar forcat amerikane në rajon që të ndihmojnë mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit iranian dhe të rrëzojnë raketat, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Bëhet e ditur se Biden po monitoron sulmin nga Shtëpia e Bardhë së bashku me zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Ky njoftim vjen pas lajmit se Irani ka sulmuar Izraelin me afro 200 raketa, shkruan skynews.

Sulmi ka bërë që ushtria izraelite të dalë me deklaratë dhe të kërkojë vigjilencë nga qytetarët.

Ngritjet dhe uljet janë pezulluar në aeroportin kryesor ndërkombëtar, Ben Gurion.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button