Surpriza vjen nga Mbappe, sulmuesi francez do jetë në dispozicion të Ancelottit për Champions
Sulmuesi francez u dëmtua vetëm një javë më parë kundër Alaves, por tashmë është kthyer në dispozicion të Ancelottit.
Nëse nga njëra anë Real Madridi duhet të përballet me dëmtimin e Courtois, nga ana tjetër ata munden, disi çuditërisht, të buzëqeshin.
Kylian Mbappé është gjithashtu në listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të planifikuar për të mërkurën në transfertë me Lille.
Sulmuesi francez u dëmtua vetëm një javë më parë kundër Alaves, por tashmë është kthyer në dispozicion të Ancelottit.
Ditën e sotme ai do të stërvitet në grup dhe të mërkurën do të vendosë nëse mund të luajë të paktën disa minuta.
Fillimisht u mendua se shqetësimi i muskujve do ta mbante ish-lojtarin e PSG-së jashtë fushës për të paktën tre javë.



