Prokuroria kërkon rigjykimin e rastit “Talir II”, mbrojtja vjetërsimin

Prokuroria kërkon rigjykimin e rastit “Talir 2” që ka të bëjë me selinë e VMRO-DPMNE-së dhe marrëveshjen kontestuese me kompaninë “AD Beton”, ndërsa mbrojtja kërkoi pushimin e akuzës dhe konstatimin e vjetërsimit absolut.

Vepra për të cilën akuzohen ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe sekretari i tij partiak Kiril Bozhinovski në janar të këtij viti ka plotësuar kushtet për vjetërsim absolut, ndërsa parashkrimi i saj është vulosur me ndryshimet e fundit në Kodin Penal.

Mbrojtja i kërkoi Gjykatës së Apelit që mbi bazën e dispozitave të reja, të hiqet edhe vendimi gjyqësor për konfiskimin e “Pallatit të bardhë”. Për veprën “Talir 2” dhe marrëveshjen kontestuese prej 132 milion denarësh, Gruevski u dënua me 6 vite burg, ndërsa ndaj Bozhinovskit u shqiptua gjobë. /Alsat.mk

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button