Protestohet para Ministrisë së Shëndetësisë, kërkohet rritje të pagave deri 30%

Rritja e pagave për 30 për qind është kërkesa kryesore e anëtarëve të Sindikatës së Pavarur të Punonjësve Shëndetësorë (SPPSH) të cilët sot protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Paralajmëruan protestë para Qeverisë më 2 dhjetor nëse ndërkohë nuk thirren në mbledhje në Ministrinë e Shëndetësisë.

Koordinatori nacional i Sindikatës së Pavarur të Punonjëve të Shëndetësorë, Bobi Bojçevski, theksoi se kërkojnë edhe ndryshimin e Marrëveshjes Kolektive, rritjen e shtesës efektive, si dhe vendosjen e stazhit të beneficuar për të punësuarit.

“Jemi mbledhur për të dëgjuar zërin e punonjësve shëndetësorë, personelit administrativo-teknik dhe personeli teknik për pagën më të lartë 30 për qind, për ndryshimin e Marrëveshjes Kolektive, për rritjen e shtesës efektive, për stazhin e beneficuar për të punësuarit – teknologë radiologë, të punësuar në instituteve rentgenologjike, mjekë dhe infermiere”, theksoi Bojçevski.

Ai shtoi se janë në kërkim të një praktike të dobishme për të punësuarit në spitalet psikiatrike, si dhe një transformim të menjëhershëm të të gjithë të punësuarve me kontratë në vepër në institucionet të shtëpive shëndetësore Shkup dhe qendrat klinike në mbarë vendin me qëllim që të mbahen të rinjtë në vend.

Përkundër faktit se sot kemi pasur opstruksione nga Qendra Klinike, nga Sindikata e Qendrës Klinike dhe nga Sindikata Shtetërore, ende vazhdojmë me protestat, tha Bojçevski.

Në protestë ata sqaruan se qendra klinike ka kuadër mjekësor, infermierë, teknikë, kuadër administrativ dhe punëtorë laboratori, të cilët punojnë me kontratë prej më shumë se nëntë vitesh.

“Gjatë pandemisë së Kovidit, na vendosnin kudo madje edhe në KARIL.  Të gjitha kujdestaritë, të gjitha orët tona jashtë orarit nuk u paguan. Punojmë pa sigurim shëndetësor nga 20.000 denarë paga, paguajmë vetë 1800 denarë sigurim shëndetësor, pra ne marrim 18.200 denarë pagë. Nuk kemi të drejtë për pushim dhe pushim mjekësor”, deklaroi Diana Donova, infermiere në Poliklinikën “Jane Sandanski”, e cila ka pesë vite që punon me kontratë në vepër.

Në protestë u theksua se nga pesë tetori nuk janë thirrur në mbledhje në Ministrinë e Shëndetësisë dhe nëse nuk thirren eedhe në periudhën e ardhshme, paralajmërojnë protestë për më 2 dhjetor para Qeverisë.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button